Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Ekipi i mjekëve që përkujdesët për shëndetin e z. SELA njofton se vizitat dhe takimet janë të ndaluara rreptësisht dhe se askujt përveç personelit mjekësor nuk do ti lejohet të...
Reagimi i Shoqatës - "Illirida"! SHKSH"ILIRIDA" në Nybro të Suedisë, denon fuqishëm sulmin brutal në Parlamentin e Maqedonisë, si dhe sulmin fizik ndaj kreut të LR PDSH-së z. Ziadin Sela....
Dy-tre vitet e fundit dhjetëra mjekë të rinj nga Struga e kanë braktisur Maqedoninë dhe janë zhvendosur jashtë vendit. Shkak ishte situata politike në vend, pamundësia për të siguruar punë...
Pas sulmit të 27 prillit shqiptarët u vunë në provë zjarri. Ata ishin pre e një provokimi të hapur, dhe provokimi kishte trajtën e një turme patologjike prej 2000 terroristësh...
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) pas ngjarjeve antidemokratike e kanibalist në Shkup, lëshon: KOMUNIKATË Shumë i nderuari z. Sela! Ne krijuesit shqiptarë, nga gjithë bota mërgimtare, jemi tejet...