Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Medai SHAHOLLI Në konferencën për shtyp lideri i LSDM-së Zoran Zaev, më në fund e hoqi maskën, dhe paraqiti fytyrën e vërtetë të shovenistit dhe antishqiptarit. Në shkrimet e mia,...
Në vazhdimësinë e prezantimit të sponzorëve me rëndësi të veçantë në FC Albania,natyrisht që edhe Asani Bodensysteme GmbH për sezonin 2016/2017 është një nga shtyllat mbështetëse financiare në klub.Nga takimet...
Shoqata për zhvillim të dialogut ndëretnik “Etniteti” – Strugë nëpërmjet aktivitetit “Sofra Strugane” i bashkoi etnitetet në një vend Shoqata për zhvillim të dialogut ndëretnik “Etniteti” – Strugë realizoi aktivitetin...
Anketa e zhvilluar me të rinj në gjithë territorin e Maqedonisë, në pyetjen se a do të ishit shpërngulur nga Maqedonia nëse do të gjenit ndonjë punë në shtetet e...
Të nderuar, Kemi nderin dhe kënaqësinë e madhe t’ju ftojmë në ceremoninë solemne me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ku përveç evenimenteve të tjera...
Lorina Tushi është një nxënëse me origjinë nga Struga e cila jeton në Zvicër që ka zgjedhur që vendit të preardhjes, fshatit të saj Dobovjan t’i dhurojë një sasi të...
( Kuptimi racional dhe keqinterpretimi i noconit ,,Familje") Në këto kohë iracionale, ku shohim, dëgjojmë e ç'nuk shohim e ç'nuk dëgjojmë, në këto kohë, kur shoqerinë shqiptare e udhëheqin (në...