Imeri: Veleshta çdoherë ka vlerësuar maksimalisht vizionin tonë politik

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë dhe bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë nga kjo parti, Imer Imeri (Meli), para veleshtarëve kërkoi mbështëtje dhe mobilizim ashtu siç ata dinë ta bëjnë në çdo cikël zgjedhor.

Sipas Imerit, Veleshta çdoherë ka ditur të vlerësojë konceptin politik të Aleancës dhe e ka shpërblyer me votë maksimale në çdo cikël zgjedhor. Ai kërkoi nga veleshtarët që edhe kësaj radhe të mobilizohen dhe të mos e ndalin ndryshimin, që nisi para 4 viteve, por të vazhdojnë të bëjnë punë të mira për Strugën dhe qytetarët e saj.
Përndryshe Veleshta konsiderohet si bastioni Aleancës për Shqiptarët dhe Ziadin Selës, nga ku në zgjedhjet e fundit e kishte rezultatin më të mirë zgjedhor në nivel shteti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...