Intervista e Lavdrim Elmazit kandidat i Besës për Strugën (VIDEO)

INTERVISTË ME KANDIDATIN E BESËS PËR KRYETAR TË STRUGËS

Kandidati për kryetar të Strugës nga Lëvizjes Besa, Lavdërim Elmazi, është inxhiner i informatikës me një biznes privat po në fushën e profesionit të vetë, në bisedën për Almakos, premton një model të ri të qeverisjes në Strugë. “Nëse do zgjidhem, do ju shërbej të gjithë qytetarëve, jo klaneve”, thotë Elmazi.

Sipas tij, qeverisja e vjetër ka harxhuar paratë e komunës e asnjëherë s’ka menduar për të sjellë investime të huaja.

Ai ka një porosi për Zijadin Selën e Aleancës për shqiptarët, ndërsa për Ramiz Merkon e BDI thotë se është një politikan i harxhuar.  Flet për dështimet dhe dhe mëkatet e Selës dhe Merkos.StrugaLajm

Në këtë bisedë Elmazi tregon se si do të zgjidhë problemet më të rënda të Strugës, siç janë deponia,  për ndërtimin e së cilës premton se do të investohen 30 milionë euro dhe për renovimin e ujësjellësit dhe ndërtimin e infrastrukturës urbane. Për këto dhe shumë detaje tjera interesante, ndiqni intervistën e Almakos me kandidatin e Besës në Strugë.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...