IPA siguron15 milionë euro për fermerët

Bashkimi Evropian sivjet do të mbështesë zhvillimin e bujqësisë me 15 milionë euro. Me mjetet fondet evropiane IPA 2019 do financohen më shumë projekte bujqësore në shtet si ndërtimi i më shumë sistemeve të vogla për vaditje me harxhime të vogla që nuk dëmtojnë ambientin , ndërsa ndihmojmë fermerët në viset rurale që të sigurojnë ekzistencën e tyre.

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 11 qershor – Bashkimi Evropian sivjet do të mbështesë zhvillimin e bujqësisë Maqedoni, me 15 milionë euro. Me mjetet fondet evropiane IPA 2019 do financohen më shumë projekte bujqësore në shtet si bashkimi i tokave bujqësore, projekte nga shëndeti i kafshëve, kontrolli fitosanitar, si dhe ndërtimi i më shumë sistemeve të vogla për vaditje me harxhime të vogla që nuk dëmtojnë ambientin , ndërsa ndihmojmë fermerët në viset rurale që të sigurojnë ekzistencën e tyre, shkruan gazeta KOHA. Nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup që javën e kaluar së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e tjera kompetente në sektorin e bujqësisë, donatorët e huaj dhe organizatat e tjera joqeveritare përcaktuan projektet me prioritet të realizimit , thonë se angazhohen për financimin e projekteve në rajonet më pak të zhvilluara si rajoni Jugperëndimor ku bën pjesë Ohri, Struga, Dibra apo Kërçova , Verilindor ku bëjnë pjesë Kumanova, Likova , Kriva Pallanka etj dhe rajoni i Pollogut.

Në ndërkohë , në ndërtimin e sistemeve për vaditje do të përfshihet ndër të tjerash edhe një lokalitet në Kërçovë. Afër 160 hektarë të tokës bujqësore do të përfshihen me sistemin e ri për vaditje “Kolibari”, në Kërçovë që do të shfrytëzohet nga ana e 100 bujqve të këtij rajoni. Dokumenta Cioni projektues do të jetë gati deri në muajin shtator të këtij viti, ndërsa për ndërtimin e sistemit do të harxhohen 1.4 milion euro. Projekti u promovua në fund të muajit maj para prodhuesve të fshatrave Kolibar, Crvevci, Mamudovci dhe Lazarovci.

“Për realizimin e këtij projekti nevojitet që deklarata të nënshkruajnë afër gjysma e bujqve të kësaj zone. Njëherazi Bashkimi Evropian ka ndihmuar Ministrinë e Bujqësisë për përgatitjen e dokumentacionit projektues për ndërtimin e tetë sistemeve të vogla për vaditje që do të ndërtohen në mënyrë të barabartë në tërë Maqedoninë”, theksoi në prezantimin e projektit, sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Nefruz Çeliku.StrugaLajm

Sipas tij, shfrytëzuesit e fundit të këtyre sistemeve të vaditjes , do të jenë bujqit e vegjël që nuk përfshihen me sistemet e mëdha të vaditjes .Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë për rritjen e konkurrencës së bujqësisë . Nga mekanizmi IPA, për tetë sistemet e vogla për vaditje janë siguruar gjashtë milion euro, ndërsa 4.6 milion euro janë siguruar nga arka e shtetit thotë më tej Çeliku.

Në ndërkohë, për herë të parë, ndihmë financiare nga IPA 2019 do të fitojë sektori i pylltarisë në drejtim të vendosjes së sistemit informativ të pyjeve , si komponentë e rëndësishme për ekonomizim të qëndrueshëm të pyjeve , dhe krijim të politikave për afrim të pylltarisë së Maqedonisë ndaj rrjedhave moderne dhe sigurim të të dhënave që janë të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori. Për konsolidimin apo bashkimin e tokave bujqësore nga parcela më të vogla në parcela më të mëdha bujqësore do të harxhohen afër 500 mijë euro para evropiane, ndërsa do të mbështetet edhe krijimi i kooperativave bujqësore, si një nga modelet për avancimin e bujqësisë vendore. Me mjetet e IPA 2019 do të mbështeten edhe veprimtaritë këshillëdhënëse , në drejtim të krijimit të një sistemi evropian këshillëdhënës për bujqit. Njëherësh do të mbështet financiarisht edhe vendosja e sistemit për nus-prodhimet apo mbeturinat me prejardhje nga kafshët, që ka një rëndësi të veçantë në aspektin e kontrollit të sëmundjes së kafshëve. Me afër 1.5 milion euro do të financohen politikat fitosanitare për lidhjen më të mirë të sistemit fitosanitar me sistemet e tjera në sektorin e bujqësisë, ndërsa do të mbështetet edhe GEN-banka për ruajtjen e sortave dhe farave autoktone të Republikës së Maqedonisë. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...