Ish-deputeti nga Struga Mersim Pollozhani tregon arsyet e organizimit të referendumit nga shqiptarët në vitin 1992

Ish-deputeti Mersim Pollozhani, sonte në emisionin debativ në TV Shenja, tregoi arsyet e organizimit të referendumit nga shqiptarët për autonomi politiko-territoriale në vitin 1992.

“Jugosllavia po shkatërrohej. Kishte shansa se ajo si krijesë do të ekzistojë pas shkëputjes së Sllovenisë dhe Kroacisë, shpejt në mënyrë plebishitare dhe të suksesshme. Sërbia ishte në hovin e pretendimeve të veta dhe gjithmonë e shihmin si rrezik për të përvetësuar të gjithë atë që ngeli nga Jugosllavia. Bosnjën ato nuk e kishin problem. Kishin problem, Kosovën dhe shqiptarët. Edhe Maqedoninë e llogaritnin kanton të vetin, duke pasur parasysh që shqiptarët në mënyrë permanente kanë probleme të rënda. Mirëpo ne do ta bëjmë edhe me to. Me Kosovëb vecçë kishin nisur konfliktet. Dhe flas për ato vite, që mbaruan ashti si mbaruan. Gjatë viteve 90-ta ishim disa të ri entuziast të cilët kishim edhe mbështetjen e diasporës dhe se kishte ardhë koha që ne shqiptarët të organizohemi. E dinim që maqedonasit nuk kishin guximin të jenë në konflikt me ne, por edhe ne nuk donim konflikt me ta. Neve na interesonte të kishim një status më të sigurtë dhe të vazhdojnë shkollat që kishin filluar nga pak”, tha Pollozhani. /SHENJA/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...