Izet Mexhiti për listën e zezë : Përveç Ramiz Merkos edhe figura të tjera

Kryesuesi i Grupit të zjarrit, Izet Mexhiti adresoi një sërë kritikash drejt partisë në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton TV21.

Në një intervistë për median e Shqipërisë “Vizion plus”, Mexhiti tha se partia e integristëve për momentin përmendet vetëm për korrupsion dhe ndërhyrje në gjyqësor. Thotë se në listën e zezë të SHBA-ve, krahas Ramiz Merkos, kryetarit të Strugës do të ketë edhe figura të tjera.

“BDI e ka humbur rrugën në oborr. Dikur quhej si akademi politike, për prodhimin e kuadrove të reja, për prodhimin e politikave dhe vizioneve në favor të shqiptarëve të Maqedonisë, mirëpo kohës së fundit flitet për të keq. BDI është e vetmja parti për momentin që është përfshirë në listën e zezë amerikane, për korrupsion dhe ndërhyrjen në gjyqësor. Përflitet që do të ketë edhe figura të tjera. Flitet edhe për shkelje të statutit… Përgjegjësia sigurisht i takon edhe Ali Ahmetit, sepse është i pari që i ka toleruar këto”, tha Mexhiti./TV21StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...