Izmit Nura e nis detyrën e re si zv.drejtor në Agjencionin për Rini dhe Sport me një hap konkret dhe dinjitoz. Në ditën e dytë si një nga drejtuesit e këtij institucioni, Nura ka prezantuar tabelën e re në hyrje të objektit në tregjuhësi, njofton Gostivari Sot.
Në gjuhën maqedone, shqip dhe anglisht, qëndron mbishkrimi: Republika e Maqedonisë së Veriut, Agjencia e Rinisë dhe e Sportit.
Ndryshe, Izmit Nura nga Veleshta e Strugës, ish ushtari i UÇK-së me ndryshimet e fundit në institucionet qeveritare u emërua zv.drejtor në Agjencionin për Rini dhe Sport i propozuar nga BDI. Gostivari Sot
![](http://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2019/08/2A7BE399-BCFD-4ACC-A945-27926BDD79C1-860x540.jpeg)
![](http://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2019/08/A5E46029-0F48-4BEB-99E4-82C5021FEF5F-402x540.jpeg)