Izmit Nura në Turqi takim me mërgatën :Gjaku nuk bëhet ujë

Me ftesë të Lidhjes së rinis shqiptare në Turqi me kryetar z.Fatih Jëlldëz dhe nën organizimin e disa shoqatave të ndryshme kulturore kisha nderin të marr pjesë në javen e kulturës shqiptare, ku pata privilegjin të mbaj një fjal rasti.
Ishte një ndjenjë e papërshkruar, histori e një rrugëtimi të lar me lot.
Gjatë kësaj vizite ku u njohtova me jeten e tyre të organizuar në shoqata të ndryshme nën emrin e vendlindjeve..
U informova dhe mbi proçesin e mësimit dhe ruatjes së gjuhes shqipe ku nga 2017 me ndryshimet kushtetuese u lejohet mësimi i gjuhës shqipe dhe nëpër shkolla, me çrast nga agjencia për emigracion u dhurova libra.
Gjatë qëndrimit në Stamboll vizita e radhes ishte në qendren kulturore të Republikes së Maqedonisë së veriut, ku u prita nga z.Ramadan Ramadani, i cili më njohtoji mbi aktivitetet e qendres dhe se hapsirat e qendres janë në shërbim të mërgimtarëve.
Vlen të theksohet intersimi i madh i mërgimtarëve për rikthimin e nënshtetsis dhe dëshira e tyre për të investu në vendlindje.
Ky aktivitet kishte plot emocione dhe lot, sakrific e një rrugtimi që ka kalu populli jonë.
Faleminderit për mikpritjen , o vëllezër të amanetit të madh, se gjaku nuk bëhet uj.

Izmit Nura -Zv drejtorë i Agjencionit të EmigracionitStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...