Jeton Shaqiri: Jemi të përkushtuar për digjitalizimin

Regjistri për persona juridikë në Regjistrin qëndror tashmë është i lidhur me Sistemin për menaxhim të dokumentave (DMS), informojnë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të rregullt të 129-të, kaloi pikat e informacionit për integrim të Sistemit informativ për menaxhim të burimeve njerëzore me Regjistrin qëndror të popullsisë, integrim të Sistemit për menaxhim të dokumentave me Regjistrin qëndror për persona juridik dhë nënshkrues zyrtar dhe integrim të Sistemit për menaxhim të dokumentave me portalin nacional për shërbime elektronike (uslugi.gov.mk).

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri në deklaratë me shkrim potencoi se është finalizuar integrimi mes Sistemit për menaxhim të dokumentave dhe Regjistrit qëndror për persona juridik dhe nënshkrues zyrtar dhe është funksional.

Shaqiri theksoi se për integrimin mes Portalit nacional për shërbime elektronike dhe Sistemit DMS është në zhvillim e sipër procedura e tenderimit dhe së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtje të sistemit.StrugaLajm

“Përsa i përket integrimit të Sistemit informativ për menaxhim të burimeve njerëzore (SIMBNJ) me Regjistrin qëndror të popullsisë, po planifikojmë veprimet për zhvillim të një sistemi të ri të SIMBNJ. Objektivi ynë që të krijojmë lehtësira dhe të rrisim mirëqënien për qytetarët tanë dhe besojmë se digjitalizimi është një nga kontribuesit kryesor për të arritur këtë objektiv”, thoitë Shaqiri.

In : Aktuale

Loading...
loading...