Mickoski sërish kërkon zgjedhje, konfirmon koalicionim prioritar me ASH-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 tha se nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, momentalisht po qeverisë pakica, ndërsa shumica është në opozitë.

“Do të ishte më mirë për vendin por edhe për vet Kovaçevskin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Mickoski.

Lidhur me koalicionimet, kreu i VMRO-DPMNE-së sqaroi se prioritet është Aleanca për Shqiptarët, gjegjësisht opozita shqiptare.StrugaLajm

“Në nivel komunal në disa komuna edhe pse i kemi numrat në këshillat komunale, ne koalicionojmë me Aleancën për Shqiptarët dhe se opozita shqiptare gjithmonë do të jetë opsioni i parë”, theksoi Mickoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...