Zvicra nga nesër (e hënë) do të fillojë me masa lehtësuese, shkruan albinfo.ch.
Qeveria zvicerane ka hartuar një plan me tri faza dhe e para nis më 27 prill, pra nesër, ku do të lejohen disa biznese të funksionojnë, edhe pse kuptohet duhet të respektojnë masat e sigurisë.
Që nga 27 prilli mund të hapen përsëri: sallonet e floktarëve, studiot e kozmetikës, dyqanet e pajisjeve teknike, dyqanet për shitje të luleve dhe qendrat që tregojnë artikuj të kopshtarisë.
Ordinancat e mjekëve, dentistët dhe fizioterapistët gjithashtu lejohen të rifillojnë punën e tyre.
Po ashtu, krahas floktoreve, më 27 prill do të hapen edhe studiot e masazhit, studiot e tatuazheve dhe sallonet kozmetike, përcjell tutje albinfo.ch.
Nga 27 prilli, gjithashtu do të hiqen kufizimet e asortimentit të mallrave që ofrohen në dyqanet ushqimore.
Ndërsa shkollat e detyrueshme dhe dyqanet duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 11 maji.
Shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe universitetet, si dhe muzetë, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat duhet të hapen përsëri, duke filluar nga 8 qershori. Kushti është gjithmonë që lokacioni ta mundësojë një gjë të tillë.