Ja emrat e BDI-së për deputet

BDI në zgjedhjet parlamentare në NJZ 1 dhe 2 kërkon të nxjerr dy deputete femra. Mësohet se Diana Toska do të renditet e 3 në zonën 2, ndërsa Shkodrane Dardhishta do të garojë gjithashtu e treta në zonën 1. Kandidate femra për deputete, BDI ka vendosur të nxjerr edhe në zonën 6, ku priten të jenë Arta Bilalli Zendeli dhe Fisnke Bekteshi Shaqiri.

Në zonën 1, sipas zhvillimeve të fundit, BDI do të ketë 3 pozitat e para, pasi Ilir Hasani nga pozita e 4, ka lëvizur më lartë duke dal i dyti në listë.
Derisa kalkulimet vazhdojnë tash për tash sipas burimeve të TV21, bartësit e listave duket të jenë të sigurt, Blerim Bexheti në Z1, Sadulla Duraku në Z2, Ziadin Sela në Z5 dhe Ali Ahmeti në Z6.Te zona 2, pritet të jetë më e komplikuar, por sidoqoftë Sadulla Duraku duket të jetë i sigurt si bartës, ndërsa e sigurt është edhe pozita e 3 për Dijana Toskën.

Këtu në lojë do të jenë edhe Skender Rexhepi Zejdi, Elmi Aziri nga ASh, Arbër Ademi BDI, dhe Basri Bajrami PDE.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...