LSDM do të drejtojë qeverinë në krye me mandatarin Dimitar Kovaçevski ndërsa në ekip do të ketë edhe katër femra ministre, mes tyre edhe një zëvendëskryeministre. BDI do të mbajë të njejtat pozicione në përjashtim të dikasterit Arsim dhe shkencë që do të ulet . Alternativa në këtë përbërje vjen me 3 emra të ri ndërsa pozicionin e tij e mban dhe Milevski i PLD. Ja emrat e komplet kabinetit qeveritar.
Kryeministër – Dimitar Kovaçevski
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për eurointegrime – Bojan Mariçiq
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korupsionit – Slavica Gërkovska
LSDM
Ministër i mbrojtjes – Slavjanka Petrovska
Мinistër i punëve të brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i drejtësisë – Nikola Tupançevski
Ministër i transportit dhe lidhjeve – Blagoj Boçvarski
Ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave – Ljupço Nikolovski
Ministër i punës dhe politikës sociale – Jovana Trençevska
Ministër i kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska
BDI
Ministër i punëve të jashtme – Bujar Osmani
Ministër i financave – Fatmir Besimi
Ministër i ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i arsimit dhe shkencës – Jeton Shaqiri
Ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor – Naser Nuredini
Ministër i sistemit politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi
AlternativA
Ministër i shëndetësisë – Bekim Sali
Ministër i shoqërisë informatike dhe administratës – Admirim Haliti
Ministër pa resor për diasporë – Xhemail Çupi
PLD
Ministër i vetëqeverisjes lokale – Goran Milevski