Janë të shumtë shqiptarët, të cilët zgjedhin që të hedhin Lotaria Amerikane dhe padyshim mezi presin përgjigjet për të parë nëse fat ka ‘trokitur në shtëpinë e tyre’.
Nga faqja zyrtare e DV-Programme bëhet me dije së përgjigjet do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.
![](https://i1.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2022/05/3BEAF075-3D46-4DB0-986C-6B9D9AA5E8CF.jpeg?resize=1200%2C677)
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2022/05/7DA6401A-289C-4B35-88B1-6F92E2FD4A40.jpeg?resize=645%2C403)
Kujtojmë që periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.