Ja kush është futbollisti i vrarë në Shkup

Martin Janushev është viktima që u vra mbrëmë në Shkup. Ai është i lindur në korrik të 1989, ndërsa ka qenë i njohur si futbollist i disa ekipeve të ligës së pare në vend. Sipas SportM, Janushev ka luajtur së fundi për ekipin Lokomotiva, ndërsa para kësaj për klubet Maxhari Solidarnost dhe 11 Tetori. Ai mbrëmë u qëllua nga breshëri plumbash para banesës së tij në lagjen Aerodrom në Shkup. Policia theksoi se sulmuesit pasi që kanë shtënë me armë, kanë ikur në drejtim të panjohur.

Janushev më pas është sjellë në Klinikën për sëmundje kirurgjikale, por pa shenja jete, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas press24, një keqkuptim midis dy miqve ka përfunduar me një shkëmbim zjarri në lagjen Aerodrom të Shkupit.StrugaLajm

Sipas informatave jozyrtare, Martin Janushevin e ka qëlluar një mik i tij, i cili është i njohur për policinë. Bëhet fjalë për njeri të nëntokës së Shkupit, i cili më herët ka vuajtur dënim me burg për shkak të veprave kriminale të rënda.StrugaLajm

Nga Ministria e Punëve të Brendshme as e konfirmojnë e as e mohojnë këtë informacion, por thonë se janë duke punuar në kapjen e tij.(

In : Aktuale

Loading...
loading...