Kujtohet strugani i Abetares!

Ceremoni komemorative për Xhevat Gegën (
Në Fakultetin Filologjik në Shkup, u mbajt akademi përkujtimore për veprimtarin e arsimit Xhevat Gega. Gega brenda aktiviteteve të tija profesionale dhe shkencore zhvilloi edhe një veprimtari të rëndësishme lidhur me tekstet mësimore për nevojat e Shtëpisë Botuese “Prosvetno dello” dhe Entit për botimin e teksteve mësimore nga Prishtina. Ka përkthyer 15 tekste mësimore për arsimin fillor e të mesëm, si edhe është autor i një numri të madh tekstesh origjinale. Më të rëndësishmet janë Abetarja – botimi i parë në vitin 1970 e që pësoi ribotime gjatë viteve dhe adaptime sipas plan programeve mësimore të arsimit fillor nëntëvjeçar.

“Profesori Xhevat me bagazhin e tij profesional, me përkushtimin e tij ndaj punës, me gatishmërinë të sakrifikohet për të tjerët, me korektësinë dhe pedantërinë, me energjinë pozitive që rrezatonte meriton resopektin tonë më të thellë dhe sigurisht do të mbetet gjithmonë nëkujtesën tonë. Janë të rralë njerëzit e të sojit të profesorit Xhevat, njeri te I cili ishi të gërshëtuara virtytet më të mira që duhet ti ketë njeriu. Ai mbetet për të gjithë ne jo vetëm autor I abetares dhe librave të parë të leximit me të cilët u rritëm dhe u formuam ne dhe fëmijët tanë, por mbetet një nga personalitetet dhe intelektualët e njohur që dha kontribut në fusha të ndryshme të dijes”, tha Mirlinda Krifca.

“Kur të vdes babai, lëreni frazën mënjanë për një cast, cfarë fjalësh dëgjoni më pas, për këdo babai I të cilit ka ndërruar jetë, përfundimi i fjalisë është i prirur të jetë më i lehtë se sa ta recitoj a,b,c. Kur të vdes babai, është pjesë e fjalisë që më ngulit në mendje momentin që babai i tij nuk u largua për tu preh në botën e amëshimit. Kur të vdes babai, thotë një fjalë e urtë ju humbni ombrellën tuaj kundër motit të keq”, tha Arben Gega. /Alsat-MStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...