Ja kush janë anëtarët shqiptarë të përfshirë në organet e LSDM-së

Ditën e djeshme u mbajt kongresi i 26-të i LSDM-së, ku u zgjodhën disa nga organet dhe strukturat partiake.

Duke e ditur se LSDM në hierarkinë e saj ka edhe përfaqësues shqiptarë, në kongresin e djeshëm për nënkryetarë të partisë u zgjodh Fatmir Bytyqi, zv-kryeministër për çështje ekonomike, në vend të Muhamed Zekirit, ku ky i fundit u zgjodh për anëtarë në bordin ekzekutiv të LSDM-së, përcjell INA.

Gjithashtu edhe në Këshillin Qëndror të LSDM-së kemi të zgjedhur anëtarë shqiptarë si: Fatlum Jusufi, Fatmir Bytyqi, Hana Xheladini, Tahir Zununi, Vait Ferati, Faruk Omeri, Egzon Guri dhe Muhamed Zekiri.StrugaLajm

Nga LSDM njoftojnë se në mesin e tyre ka  anëtarë nga gjitha komunitetet në vend si: maqedonas, shqiptarë, turqë, boshnjakë, romë, serb, vlleh etj.

In : Aktuale

Loading...
loading...