Ja kush paditet në Strugë për zjarret te kallamet

U dorëzuan paditë e para penale për shkatërrimin dhe djegien e kallamit përgjatë bregut të Liqenit në Strugë. Hapësira të mëdha përgjatë bregut nga Struga deri në Kalishtë tashmë janë shkatërruar dhe djegur. Prokuroria themelore e Strugës informon se kundër dy të dyshuarve kanë filluar procedurë për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepra penale.

Më datë 16.03.2019 të dy personat janë vërejtur duke shkatërruar pronë që ka qenë nën mbrojtje të përkohshme, përkatësisht raritet i natyrës. Më saktë, njëri nga të dyshuarit në afërsi të plazhit “Versus” me barkë ka hyrë në liqe dhe me drapër e ka prerë kallamin. I dyshuari i dytë e ka porositur prerjen e kallamit me qëllim të pengimit të rritjes së natyrshme”-thonë nga Prokuroria Publike, Strugë.

Procedurë është ngritur edhe kundër një inspektori nga Ministria e Ambientit Jetësor. Ai dyshohet për veprën penale-pengim i drejtësisë, pasi ka refuzuar të dalë në terren në momentin kur është prerë kallami për të ndërmarrë masa me kërkesë të prokurorit publik. Aktivistët e organizatave civile tash një kohë më të gjatë dyshojnë se prapa shkatërrimit të kallamit fshihet qëllimi për ndërtimin e plazheve dhe objekteve të reja hotelierike.StrugaLajm

Paditë penale janë ngritur para publikimit të raportit të disa inspektorëve shtetëror të cilët në ditët e kaluara kanë bërë kontrolle pas shumë rasteve të djegies dhe shkatërrimit të sipërfaqeve me kallam përgjatë bregut të Liqenit në Strugë.

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...