Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Suat Saqipi Ndërsa BDI nē opozitë,do të ket më tepër kohë në dispozicion të riorganizohet apo edhe rifreskohet dhe ta rimerr vehten pas dështimit total me listat e deputetëve. Beteja...
Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është pothuajse numër identik me vitin e kaluar,...
Dje në SPB Manastir, R.M (48) nga Manastiri ka raportuar se gjatë orëve të mësimit në shkollën fillore në Manastir, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga R.L....
Mashtrim i pazakontë në Strugë: Telefononte kompani dhe u ofronte shitje të materialeve ndërtimore – Ja sa para ka fituar në mënyrë të paligjshme NJPB- Strugë ka dorëzuar një kallëzim...
Edhe pse në periudhën në vijim presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova do të duhet të dorëzojë listën anketuese për pasurinë që e posedon, portali “Faktor” e ka shqyrtuar listën...
Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI nga studioja e Click Plus në TV21 ka bërë apel deri te VLEN-i, që të tregohen të kujdesshëm dhe të shohin se në...
“Anëtarët e grupit punues nga VLEN që do t’i udhëheqë negociatat me VMRO-DPMNE-në për formimin e shumicës parlamentare tashmë janë nominuar”, tha kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në televizonin...