Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Azir Aliu nga koalicioni VLEN, duke folur për Qeverinë e re tha se janë formuar dy grupe punuese dhe në këtë periudhë do të analizohen...
Nga VLEN-Tetovë thonë se me vendimet e fundit të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve u dëshmua se Fronti Europian nuk ka kapacitet për zgjedhje fer dhe demokratike, përcjell TV21. Nga VLEN...
Drejtoria për Çështje Pronësore-Juridike Njesia në Strugë ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve të saj duke futur në përdorim tërësor gjuhën shqipe. Kjo risi ka bërë...
Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga...
Natën pas mesnate është djegur vetura zyrtare “Pasat” e Zoran Jovanovskit, drejtorit të burgut “Idrizovë”, mëson “Focus”. Më shumë detaje rreth ngjarjes pritet sot nga MPB-ja. Për momentin bëhet e...
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov konsideron se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë 63 ose 64 deputetë edhe pa koalicionin VLEN të opozitës shqiptare. Ai në emisionin...
Muluwork Ambaw, një grua 26-vjeçare nga Etiopia, pretendon se ka kaluar 16 vitet e fundit të jetës pa ngrënë apo pirë asgjë. Shumica e njerëzve vështirë se mund të zgjasin...