Ja Sa para fituan Fury dhe Whyte nga dueli i zhvilluar në Wembley

Britaniku Tyson Fury konfirmoi tërheqjen nga boksi mbrëmë pasi mundi bashkatdhetarin e tij Dillian Whyte.

Në stadiumin mitik ‘Wembley’ në Londër të pranishëm ishin 94 mijë tifozë për ta parë nga afër këtë super duel, ndërsa miliona të tjerë e panë nga ekranet televizive.

Përveç fitores dhe mbrojtjes së titullit, Fury ka fituar edhe miliona euro nga ky meç që fitoI ndaj Dillian Whyte.

Frank Warren dhe shtëpia e tij promotore Quensberry siguruan një tarifë prej 41 milionë dollarësh amerikanë për boksierin, dhe ndarja u dakordua në një raport 80:20 në favor të Fury-t.

Kështu kampionit iu garantuan 29.5 milionë dollarë, por për shkak të fitores siguroi edhe një bonus shtesë prej 4.1 milionë dollarësh, kështu që u kthye në shtëpi më i pasur për të paktën 33.6 milionë dollarë.StrugaLajm

Nga ana tjetër, Whyte fitoi 7.4 milionë dollarë për performancën e tij, që është edhe shuma më e madh që ka fituar deri më tani në karrierë.

Kujtojmë, lufta e mbrëmshme përfundoi në raundin e gjashtë kur Fury  mposhti kundërshtarin e tij me “KO” dhe kështu mbrojti titullin e kampionit të botës në peshat e rënda.

Në të njëjtën kohë, Fury vazhdoi serinë e fitoreve në karrierën e tij, duke arritur kështu fitoren e 32-të në 33 ndeshje, ndërsa vetëm një herë ndeshja u mbyll në barazim.

Ende para ndeshjes ndaj Whyte, përfundimin e karrierës së tij në boks e ka paralajmëruar Fury, i cili mbetet me një qëndrim të tillë.

In : Aktuale

Loading...
loading...