Javën tjetër do të rikthehet i ftohti , temperatura të ulta dhe reshje dëbore në male

Java tjetër do të rikthejë “dimrin” në Ballkan. Duke filluar nga pasditja e të hënës temperaturat do të zbresin me disa gradë, ku në male nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

Konkretisht sipas “Windy”, dita e martë e javës së ardhshme do të jetë më e ftohta, ku në Ersekë temperaturat do të shkojnë edhe -5 gradë celsius.

Ndërkohë fundjava në vend do të jetë e ngrohtë, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 20 gradë celsius.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...