KA NDËRRUAR JETË PROF. DR. HYSNI HOXHA, NJË FIGURË E SHQUAR E ARSIMIT UNIVERSITAR

Në vend të homazhit

KA NDËRRUAR JETË PROF. DR. HYSNI HOXHA, NJË FIGURË E SHQUAR E LETËRSISË, KULTURËS DHE ARSIMIT UNIVERSITAR

Prof. dr. Hysni Hoxha ishte krijues, kritik letrar, studiues i shquar, profesor universiteti dhe drejtues i lartë në periudhën më të vështirë të lindjes dhe ngritjes së Universitetit të Tetovës, më 1998 – 2002, në detyrën e Prorektorit për Arsim.

Personalitetet si profesor Hysni Hoxha nuk duhet të përcillen në botën e amshuar kështu në heshtje, përderisa ai ka lënë gjurmë të veçanta në shkencën, kulturën dhe letërsinë shqiptare për dekada me radhë, sidomos që kontributi i tij në detyrën e Prorektorit për Arsim në periudhën më të rëndë të ngritjes së Universitetit të Tetovës, kur ka dhënë një kontribut tepër të madh, duke sakrifikuar gjithçka nga qenia e tij fizike dhe mendore në shërbim të arsimit universitar në gjuhën amtare, në Kosovë dhe Maqedoni.StrugaLajm

Lavdi jetës dhe veprës së profesorit Hysni Hoxha!

(12 tetor 2023)

In : Aktuale

Loading...
loading...