Katër veta nga Gostivari dalin nga izolimi dhe ikin për në gurbet, ishin me virus

Katër veta nga Gostivari do të përballen me padi penale, të cilët të infektuar me COVID-19 kanë dal nga izolimi dhe kanë ikur në kurbet. Bëhet fjalë për mërgimtarë që kishin ardhur për pushime në vendlindje.

Policia informoi se gjatë ditës së djeshme (10.08.2021), gjatë kontrollit të personave që ishin në izolim në shtëpi në Gostivar, është përcaktuar se Z.B (33) nga Çegrani, ishte pozitiv me Kovid-19, por nuk ka qenë në shtëpi dhe është larguar nga vendi.

Gjatë kontrolleve është vërtetuar se edhe H.S. (32) nga fshati Koritë e Gostivarit, i cili kishte test pozitiv për Kovid-19, nuk ishte në shtëpi dhe e ka braktisur shtetin. Nëpunësit e policisë gjithashtu vërtetuan se V.SH. (52) nga i njëjti fshat, pozitiv për Kovid-19, u largua nga vendi dhe A.SH. (22) pozitiv për Kovid-19, e ka braktisur vendin.StrugaLajm

Nga policia paralajmërojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

In : Aktuale

Loading...
loading...