Sot në mesditë në Kërçovë ju dha lamtumira e fundit Gazmend Ukallit i cili humbi jetën në aksidentin me autobus në Bullgari. Për ti dhënë lamtumirën ishin mbledhur familjarët, miq dhe kolegët mes të cilëve edhe lideri i BDI Ali Ahmeti.
![](https://tv21.tv/wp-content/uploads/2021/12/Kercova-02-1024x576.jpg)
Në nderim të të ndjerit u lexuan disa referate nga kolegët dhe miqtë, ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni varrimi ishin edhe familjarët e të fejuarës së Gazmendit, Albina Belulit nga Tetova e cila gjithashtu humbi jetën në këtë tragjedi.
![](https://tv21.tv/wp-content/uploads/2021/12/Kercova-03-1024x576.jpg)
Gazmendi dhe Albina kishin qëndruar në Turqi 3 ditë bashkë për të festuar ditëlindjen e 27 të Gazmendit, por që në kthim për në shtëpi humben jetën në aksidentin tragjikë bashkë me 43 persona të tjerë. TV21 ju shpreh ngushëllime të thella familjarëve të viktimave.