Këshilli i Strugës në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar propozimin e Komunës së Strugës për ndalimin e lundrimit në liqen të varkave me pedale shkruan Strugalajm.com.
Vitin që shkoi me propozim të Komunës së Strugës dhe miratim të Këshillit komunal u vendos ndalimi i varkave me pedale në liqen me arsyetimin se janë burim për shumë tragjedi që kanë ndodhur në ujrat e liqenit në pjesën e Strugës.Mirpo kjo masë u kundërshtua fort nga pronarët e varkave me pedale të cilët këtë masë parandaluese e kualifikuan se të qëllimshme dhe të motivuar ,masë e cila sipas tyre prek ekgzistencën dhe mbijetesën e tyre socoiale.(Strugalajm.com)