Këto ditë pritet të hiqet testi për kalimin Kosovë-Maqedoni?!

Javën e ardhshme përfundimisht do të bëhet hapja e kufijve pa kushte ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Indeksonline mëson se të mërkurën, eventualisht të enjten, dy shtetasit e dy vendeve s’do të kenë nevojë të paraqesin teste PCR nëpër kufinj.StrugaLajm

Ndryshe, me 9 korrik Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte vendosur që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.StrugaLajm

Maqedonia Veriore kishte mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare më 16 mars me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

In : Aktuale

Loading...
loading...