Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende me lagështi.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave dhe respektimin e shenjave të komunikacionit, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.