Kontrolle mjekësore falas për rastet sociale

Premtohen kontrolle dhe trajtim mjekësor falas për fëmijët deri në moshën 18 vjeçare, prindërit e të cilëve janë pranues të ndihmës sociale. Kjo masë e cila u vendos në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, do të vlejë në të gjitha spitalet e vendit. Nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës Sociale presin që të ketë rritje të qasjes deri te shërbimet shëndetësore.

E dimë që mbrojtja shëndetësore ende është në nivel të ulët, por me këtë hap ne japim mundësi që njërin nga rreziqet sociale ta eliminojmë, e ajo është shërbimi mjekësor pa pagesë dhe që familjet të mos mendohen nëse mund ta dërgojnë fëmijën në spital apo jo, duke menduar se do t’ju kushtojë dhe jo a do të shërohet – deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Nga shoqata për mbrojtje të të drejtave të njeriut “Lil” presin që kjo masë të sjellë shërbime kualitative mjekësore.StrugaLajm

Shpresoj që kjo masë të sjellë shërbime kualitative shëndetësore, gjatë dhënies së shërbimeve mjekësore. Të rinjve t’ju sigurojmë kualitet në shëndetësi si dhe prindërit e tyre të mos e mendojnë a kanë para për të paguar mjekun, por do të kenë kujdes të vazhdueshëm shëndetësor – tha Sarita Јаsharova, Shoqata “Lil”.
Për këtë masë, Qeveria ka ndarë nga buxheti i saj 20 milion denarë, ndërkaq ajo do të përfshijë 20.000 persona, pranues të ndihmës sociale.

In : Aktuale

Loading...
loading...