Kosova nuk arrin të anëtarësohet në INTERPOL

Kosova ka dështuar të marrë votat e nevojshme për anëtarësim në Interpol në dy runde.

Në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate pro anëtarësimit të Kosovës kanë votuar 68 shtete, kundër ishin 51 ndërsa abstenuan 16 sosh.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional.StrugaLajm

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”, thuhet në reagimin e Qeverisë.StrugaLajm

Kosova sot humbi edhe një betejë diplomatike me Serbin në procesin e anëtarësimit në organizata relevante ndërkombëtare.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...