Kovaçevski: SAShK të jetë i sinqertë me anëtarët e vet

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, theksoi se mund të gjendet një zgjedhje e përbashkët mes Qeverisë dhe SAShK-ut, por se fillimisht SAShK duhet të jenë të sinqertë me antarësinë e tyre sepse, siç tha Kovaçevski, Qeveria është për negociata që nga dita e parë.

“Negociatat nuk zhvillohen me shantazh, por zhvillohen përmes dialogut ekonomik dhe social. Ne kemi ngritur pagën minimale dhe ka një afat ligjor prej 6 muajsh deri në harmonizimin e pagave, ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u pa e hapur dialogun brenda atyre 6 muajve filloi grevën sipas meje i shpërqendron mësimdhënësit”, tha Kovaçevski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...