Momenti kur Berisha shtyu Alibeajn nga foltorja, ndërpritet seanca (Video)

Seanca e Kuvendit është ndërprerë pas incidentit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Ish-kryeministri shtyu në foltore, duke mos e lejuar të flasë kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn.

Pas kësaj situate, me kërkesë të kryetarit të grupit socialist, Taulant Balla, kryeparalmentarja Lindita Nikolla ndërpreu seancën pesë minuta. Kjo e fundit gjithashtu i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin e tij.

Gjithçka ndodhi pasi Enkelejd Alibeaj shkoi në foltore për të marrë fjalën e dhënë nga Nikolla. Në këtë moment Sali Berisha afrohet drejt tij dhe e shtyn, duke mos e lejuar të flasë. Ish-kryeministri kërkoi t’i përgjigjet Edi Ramës, pasi ky i fundit tha se do të ndërprisnin çdo marrëdhënie me PD-në nëse në krye të saj vjen Sali Berisha. Sakaq, gjesti i bërë nga Berisha preku Alibeajn.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...