Kreu i BFI-së me mesazh për Fitër Bajram

Besimtarët mysliman sot përfundojnë muajin e agjërimit të ramazanit ndërsa nesër kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu në mesazhin drejtuar besimtarëve ka uruar për paqe, mirëqenie, respekt të ndërsjellë dhe solidarizim me njerëzit në nevojë.

“Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra !

Sot, po e përfundojmë Muajin e Ramazanit, i cili muaj është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt Dritës Hynore, që u shfaq pikërisht në këtë muaj e që do të ndriçojë përjetë. Në këto momente ndjem keqardhje për ndarje nga ky muaji i begatë, por njëkohsisht dhe me plotë arsye ndjehemi më krenarë, sepse, me agjërim e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...