Krim i rëndë në familjen shqiptare, burri vret gruan dhe kunatën

Një drekë familjare përfundoi në një tragjedi në Ballsh, ku burri 34 vjeçar në gjendje të dehur vrau me thikë bashkëshorten dhe kunatën. Autori është Gazment Musta, ndërsa viktimat bashkëshortja e tij 31 vjeçare Gentjana Çaushaj dhe kunata Merisa vetëm 18 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend” njoftoi policia.

Krimi i dyfishtë ndodhi në familjen Musta që jeton në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 Shkurti”

34-vjeçari, Gazment Musta, punonte në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundivitit. Sherri mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasjeStrugaLajm

Këtë të mërkurë në familjen e tyre kishte ardhur motra 18 vjeçare e bashkëshortes për festat e fundvitit. Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.

Kjo kërkesë sipas të dhënave të para ka ndezur debatin, ndërsa 34-vjeçari nën ndikimin e alkoolit, ka qëlluar me thikë fillimisht kunatën, e cila kishte ndërhyrë për ti qetësuar, e më pas bashkëshorten e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 vjeç të familjes Musta. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e vrasjes së parë për vitin 2019. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...