Kriza ka trokitur në shumë familje strugane!

Kriza ekonomike,po thellohet nga dita në ditë dhe tashmë një pjesë kryefamiljarëve,përvec se janë të detyruar të marrin ushqimin me listë detyrohen të futen edhe në borxhe .Në këtë gjendje është edhe një pjesë e biznesit të vogël të cilët në mungesë të likuiditetit detyrohen të krijojnë borxhe te biznesi më i madh apo te të tretët.Këtë fenomen e konfirmojnë nga këmbimoret e qytetit ku pa dashur të identifikohen thonë se pothuajse cdo ditë ndeshen me raste kur persona të caktuar lenë peng apo ofrojnë edhe stolitë e grave vetëm e vetëm për të siguruar mjete financiare në funksion të ekzistencës momentale të familjeve të tyre.Pronari i një këmbimore që nuk pranon të identifkohet potencon se nga viti viti ky fenomen po thellohet edhe më shumë.Sipas tij pothuajse cdo i dyti klent që futet në këmbimore është i predizpozuar të kërkojë një sasi parash për kryerjen e nevojave elementare sepse rroga nuk i mjafton të shtyj muajin. Sipas tij ky fenomen dikur nuk ka qënë prezentë por viteve të fundit është masivizuar kjo edhe për efekt të krizës ekonomike dhe fenomeneve të tjera që po shoqërojn këtë trazicion të tejzgjatur si varësia nga bixhozi lojrat e fatit që në shumë raste kanë shkatërruar shumë ekonomi familjare.Ndërkohë drejtori i Entit për Mbrojtjen Sociale në Strugë ,Vegim Nura në disa raste ka thënë se kërkesat për ndihmë sociale janë në nivelet e e një reduktimi të lehtë dhe nuk vërehen ndryshim thelbësore në shtimin e kërkesave për të përfituar kujdesin e shtetit, gjithashtu edhe kërkesat për ushqim falas te menza e qytetit janë në po ato nivele që kanë qënë edhe më herët.”Ne brenda mundësive që garanton ligji gjithmonë jemi munduar që qytetarët që kanë probleme të theksuara në rrafshin e egzistencës sociale tu mundësojmë benificionet që u garaton shteti.Përvec ndihmës sociale financiare ,sunvencionin për pagimin e rrymës elektrike u asistojmë edhe për shumë nevoja të tjera”përfundon ai.Ndërsa qytetarët nevojtarë hedhin posht këto pretendime dhe në kushte anonimati thonë se për të përfituar ndihmën sociale janë krijuar një sërë procedurash dhe rregullash burokrtatike që në themel kanë pamundësimin e marrjes së ndihmës sociale dhe në shumë raste ata thonë u është shqiptuar vendimi që të kthejnë ndihmën financiare sërish në shtet.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...