AktualeRajoni

Kroacia ndaloi import të biskotave nga BeH-ja dhe Serbia

Kroacia ndaloi import të biskotave nga BeH-ja dhe Serbia

Inspektimi sanitar kroat ka ndaluar importin e gjashtë dërgesave me produkte konditore nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Serbia, për shkak të sasisë së madhe të substancave të dëmshme, akrimalid në to.

Sipas Sistemit evropiane për njoftim të shpejtë për sigurinë e ushqimit (RASSF), bëhet fjalë për dërgesa me biskota nga BeH-ja dhe krekerë dhe biskuita integrale nga Serbia.

Burimi i njëjtë thekson se sasia më e madhe e akrimalidit, i cili konsiderohet si kancerogjen potencial, ka pasur në produktet e BeH-së, ndërsa më pak në biskuitat integrale serbe.

Gazeta beogradase “Politika” në botimin e sotëm thekson se organet kompetente serbe tashmë kanë hyrë në kontakt me prodhuesit e mallrave të kthyera dhe kanë marrë mostra për verifikim të sasisë së akrimalidit.

Sipas gazetës, në këtë fazë të kontrollit, autoritetet nuk publikojnë për cilat produkte bëhet fjalë.

Agjencia kroate për ushqim nuk u prononcua lidhur me këtë rast, me justifikimin se produktet e theksuara janë ndaluar në kufi dhe nuk janë paraqitur në tregun e Kroacisë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button