KSHZ, rregulla të reja për trupat zgjedhor

Anëtarët e këshillave zgjedhor që nuk duan të jenë pjesë e procesit zgjedhor, duhet të dorëzojnë vërtetime shëndetësore që të mund të përjashtohen. Udhëzimet me kritere nesër KSHZ do t’i dorëzojë pranë komisioneve komunale zgjedhore. Nga Komisioni theksojnë se komisionet zgjedhore duhet t’i respektojnë në mënyrë rigoroze diagnozat mjekësore që lejojnë tërheqjen e anëtarëve.

ÇDO GJË QË DEL NGA KRITERET LIGJORE, KOMISIONET KOMUNALE ZGJEDHORE DO TË MARRIN UDHËZIME TË MOS I PRANOJNË KËTO KËRKESA PËR PËRJASHTIM DHE DO T’I HEDHIN SI TË PABAZA KËRKESAT PËR PËRJASHTIM- DEKLAROI BORIS KONDARKO- ANËTAR I KSHZ-SË NGA LSDM.

KSHZ miratoi udhëzim për paraqitje për votim të të prekurve nga Kovid 19 dhe qytetarëve në izolim. Deri më 8 korrik përmes personit të autorizuar apo personalisht në adresë interneti në komisionet e tyre komunale zgjedhore duhet të paraqiten qytetarët.StrugaLajm

TË OBLIGUAR JANË NË VËRTETIM TË DORËZOJNË DËSHMI SE JANË NË KARANTINË SHTËPIAKE, GJEGJËSISHT TË KENË VENDIM NGA ORGANI KOMPETENT INSPEKTORATI SHTETËROR SANITARË- POHOI ELIZABETA POSTOLOVSKA, ANËTARE E KSHZ-SË- VMRO-DPMNE.StrugaLajm

RISI ËSHTË SE KËSAJ HERE MUND TË PARAQITEN PËR TË VOTUAR EDHE TË SËMURIT KRONIK QË DUHET TË PARAQITEN SHTATË DITË PARA VOTIMEVE- THA DITMIRE SHEHU, ANËTARE E KSHZ-SË- BDI.

KSHZ sot i zgjodhi edhe këshillat e posaçëm zgjedhor që do jenë të obliguar për të sëmurët me Korona virus. Do të përbëhen nga tre punonjës shëndetësor dhe nga një anëtarë të partive politike nga pushteti dhe opozita. KSHZ sot hodhi poshtë 37 ankesa të partive politike për fillimin e para kohe të fushatës.Artikulli i meparshem

In : Aktuale

Loading...
loading...