Këto janë kushtet për mërgimtarët që nga 1 korriku mbërrijnë në Aeroportet e Maqedonisë

Nga 1 korriku do të hapen Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit. Pas një periudhe të gjatë të mbylljes për shkak të pandemisë me koronavirusin, dy aeroportet në vend do të fillojnë të funksionojnë.

TAV Maqedoni që menaxhon aeroportet bëri të ditur për rregulla të reja gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në hapësirat e aeroporteve dhe gjatë hyrjes në aeroplane.

Udhëtarët duhet që të mbërrijnë në aeroprt tre orë para fluturimit, të kenë maskë para se të hyjnë në ndërtesën e aeroportit, të dezinfektojnë këpucët dhe duart gjatë hyrjes dhe vazhdimisht të mbajnë distancë fizike.

Gjatë daljes nga Aeroporti i Shkupit, hyrja C do të jetë e vetmja që do të jetë e hapur për udhëtarët. Udhëtarët janë të obliguar të mbajnë maskë, ta tregojnë biletën (të shtypur ose në telefon), ndërsa më pas do të duhet të kalojnë për të dezinfektuar këpucët dhe duart.

Gjatë hyrjes në terminal të gjithë udhëtarëve do t’u matet temperatura trupore, përmes kamerave termike, me qëllim të parandalimit të depërtimit të virusit në aeroporte.StrugaLajm

Pas skanimit me kamerë termike, udhëtarët që s’kanë temperaturë do të mund të vazhdojnë drejt sporteleve për regjistrim ose vetregjistrim.

Në ndërtesën e aeroporteve do të mund të hyjnë vetëm personat që udhëtojnë, jo edhe familjarët apo miqtë e tyre, që i presin apo i përcjellin.

Me qëllim që të shmanget turma në sportele për regjistrim, TAV Maqedoni i inkurajon udhëtarët që ta përdorin sa më shumë mundësinë për regjistrim online të udhëtarëve dhe valixheve, së paku 24 orë para kohës së fluturimit. TAV Maqedoni i udhëzon udhëtarët të ndjekin ëeb-faqet e të dy aeroporteve, ku do të publikohen oraret e fluturimeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...