Ziadin Sela:Koalicioni”Tash është koha” do ta çojë BDI-në në opozitë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Sheshi “Iliria” në Tetovë prezantuan sonte kandidatët për deputetë për Zgjedhjet Parlamentare 2020.- Advertisement –

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela gjatë fjalës së tij tha se vota për koalicionin”Tash është koha” do ta çojë BDI-në në opozitë, ndërsa u zotua se do ta kthejnë shtetin e së drejtës.- Advertisement –

Premtoi se do të hapen të gjitha proceset gjyqësore të montuara nga politika e që lidhen me krim dhe korrupsion, përcjell tv21.tv. Tha se ka shumë vëllezër e motra të dënuar padrejtësisht dhe se për këtë do të kërkohet rihapje e proceseve e që do të udhëhiqet nga faktori ndërkombëtar.StrugaLajm

“Aleanca për Shqiptarët në programin e saj që është “Shtet për të gjithë” e ka të paraparë me hapa të caktuar se çfarë do të bëjë. Rihapje të të gjitha çështjeve të mbyllura të cilat kanë dyshim se vendimi ka qenë politik, jo i drejtë. Thirrja e një trupi gjykatësisht dhe prokurorësh nga Bashkimi Evropian të cilët do t’i rihapin këto çështje dhe grup monitorues të ekspertëve të BE-së në Gjykatën e Lartë për çdo proces gjyqësor në të ardhmen” u zotua Sela./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...