Sela dhe Gashi: Më 15 korrik do të ndodh ndryshimi

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbajtën konventën promovuese për zgjedhjet e 15 korrikut.

Konventa u mbajt në sheshin Iliria në Tetovë ku u prezantuan kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave në të gjitha njësitë zgjedhore ku garon ky koalicion.

Krerët e partive në koalicion Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thanë se po fillon një kapitull i ri për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ata u zotuan se më 15 korrik do të vijë ndryshimi për shqiptarët.StrugaLajm

“Nëse jeni të bindur se më 15 korrik kur të gjendeni vet para fletës së votimit, jeni të bindur se ju me votën tuaj ju do ta ndihmoni kombin tuaj, familjen tuaj, të afërmit tuaj, madje ju do të jeni të vendosur që të zgjidhni se çfarë të ardhme do të krijoni për ju dhe familjet e juaja. Parashtrohet pyetja, a dëshironi ju që në një të ardhme të afërt fëmijët e juaj t’i shini duke marrë valixhet e shpërnguljes, apo dëshironi t’i shihni ata të buzëqeshur në shtëpi”, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.“Më lejoni t’i ngrejmë duart lartë të gjithë, me një 5-she .. dhe e dini cilin do përshëndes: Ali, në opozitë pas 15 korrikut. Ku do që t’i shihni, mos e harroni, Ali, pas 15 korrikut do të jesh në opozitë. Mos harroni edhe diçka tjetër, shqiptarët do të jenë të lirë pas 15 korrikut. Nuk do të ketë njerëz të cilëve dikush nga Alternativa ose Aleanca, do t’ju lajmërohet në 12 të natës për të bërë LIKE ose SHARE në rrjetet sociale. Të lirë do të jenë administratorët”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. /SHENJA/

In : Aktuale

Loading...
loading...