Maqedonia prej sot hapi kufijtë, pa test dhe karantinë

Maqedonia e Veriut prej sot i hapi të gjitha vendkalimet kufitare për qytetarët e saj dhe të huajt.

Me këtë vendim qeveritar, nuk është i obligueshëm test PCR për koronavirus si dhe karantina apo vetizolimi, përcjell INA.

Qeveria theksoi se vendimin e ka sjellur në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektuese. Në të njejtën seancën të së martës është vendosur që me 1 korrik të hapen aeroportet në vend: Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe ai i Ohrit.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ditë më parë theksoi se hapja e kufijve nuk është aspak një vendim politik i sjellur në korelacion me zgjedhjet, por bazohet plotësisht në analizat epidemiologjike dhe mendimet e Komisionit për sëmundje infektive.

Ai tha se patjetër duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, duke respektuar rekomandimet: mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtja e distancës si dhe dezinfektimi i shpeshtë.StrugaLajm

Ministria e shëndetësisë  theksoi se hapja e kufijve nuk do të thotë se do të mund të ketë rritje të rasteve.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa kushte: test dhe karantinë mund të udhëtojnë vetëm në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe Turqi, ndërsa në vendet e tjera këto kushte janë obligative. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...