Kujdes,Ja kur dhe ku Drini i Zi do të dal nga shtrati

Njoftim
Në pajtim me shkresën e pranuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim – Njësia rajonale për mbrojtje dhe shpëtim – Strugë, dhe prognozën meterologjike me të cilën njoftohen se pritet rritje të madhe të derdhjes së ujit në derdhjen e ujit në teritorrin e lumit Drini Zi dhe rritje të nivelit në liqenin akumullues Glloboçicë.
Për atë shkak pritet që vërshimi i ujit nëpërmjet pusetës së digës dhe lëshimit të ujit në shtratin e vjetër të lumit Drini Zi, përtej digës, me çka pritet përmbytje në Rrugën regjionale Strugë – Dibër, përtej digës ku në pjesën më të ulët të rrugës (para f.Llukovë) pritet lartësi e nivelit të ujit të arrijë rreth 1 metër.
Vërshimet më të mëdha të ujit pritet të jenë në orët e mbrëmjes më 31.03.2018 dhe të zgjasin deri në orët e pasditës më 01.04.2018 kur pritet stabilizim të caktuar të rrjedhës së ujit.

Për atë shkak i rekomandohet qytetarëve, në datat e lartëpërmendura, të mos udhëtojnë në rrugën regjionale Strugë – Dibër, përtej digës Glloboçicë.

Për shkak të rreshjeve të pritura të shiut të cilët do të përcillen me erë të fuqishme jugore me shpejtësi prej 80km/h rekomandohen pronarët e objekteve në pjesën e Liqenit të Ohrit të ndërmarrin masa dhe aktivitete për mbrojtje nga vërshimet.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...