Kur mungon Vizioni, Strategjia për Zhvillim…?

Kur mungon Vizioni, Strategjia për Zhvillim…?

Kur mungon Vizioni apo Strategjia për Zhvillim për të ardhmen, mburremi me hiq gjë dhe mban peng të gjithë Komunën dhe bën sikur punon dicka me projektet dhe punën e dikujt tjetër.

Kështu ndodhi dje, kur Kryetari i Komunës së Strugës NON MERKO para ministres së Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë të RMV, prezantoj Lejen e Ndërtimit të projektit për Sistemin e Kolektorit nga fshati Radozhdë deri në fshatin Kalishtë, nga ku bien në sy dy çështje :StrugaLajm

  1. Nëse e analizoni me kujdes dokumentacionin me të cilën është dhënë Leja e Ndërtimit, pjesa kryesore e Dokumentacionit Teknik është punuar në kohën ku me Komunën ka menaxhuar ASH, pra vitet 2014 dhe 2015, që do të thotë se NON MERKO ka vënduar vetëm nënshkrimin në Lejen për Ndërtim dhe nuk ka bërë asgjë tjetër, dhe
  2. U vërtetua dilema përse praktikisht RMV është në situatë në të cilën ndodhet sot, me këtë normal edhe Komuna e Strugës, që sjell që qytetarët po migrojnë cdo ditë ,,NGA SYTË KËMBËT,, – atë se SHTETI është NËN KOMUNËN, apo thënë në mënyrë simbolike, TRUPI është NËN ORGANIN, – Mundet të funksionoj kjo?

RAMIZIK

NDRYSHIME

TRANSPARENC

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – së, – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...