Kush udhëton për në shtetet e BE-së duhet ta dijë këtë

Disa shtete evropiane kanë rivendosur masa me qëllim që të frenojnë përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Holanda hyn në izolim kombëtar nga 19 dhjetori, masë e cila do të jetë në fuqi deri në mesin e janarit të vitit 2022, ndërkaq edhe shtete të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe Francën kanë ndërmarrë masa, me qëllim që të parandalojnë rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masa e izolimit ishte e “pashmangshme” për shkak të valës së re të infeksioneve të shkaktuara nga varianti Omicron.

Zyrtarët shëndetësorë në Britani janë të shqetësuar se rritja e rasteve do të rëndojë situatën në spitale. Të shtunën, më 18 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar regjistroi 90,418 raste me koronavirus dhe mbi 10,000 prej tyre ishin me variantin Omicron.StrugaLajm

Kjo bëri që autoritetet në Londër të shpallnin gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Gjermania pritet të vendosë masa të reja kundër udhëtarëve nga Britania, shtetit në Evropë të goditur më së keqi nga Omicroni.

In : Aktuale

Loading...
loading...