Shkruan : Resul Bekteshi
LAMTUMIRË , Mësues – RAMI
Ditët e kësaj vjeshte të ftohtë bëhen edhe më të vështira e më të ftohta kur dëgjon ndonjë lajm trishtues e të idhët , për ndarjen nga jeta e ndonjë personi. E tillë ishte edhe e diela e 13 dhjetorit , kur në zemrat e shumë shokëve e miqve të Ramiut thershëm tingëlloi lajmi se Ramiu nuk jeton më.
Ramiu nuk jeton më, zemra e mësuesit Rami pushoi së rrahuri në këto ditë të vështira të vjeshtës së vonë- pushoi së rrahuri një zemër e madhe , një zemër e një prindi e mësuesi shembullor. Të gjithë ata që e njihnin menduan se ndoshta është një lajm jo i vërtetë, ndër ta edhe autori i këtyre reshtave shpresonte se ndoshta lajmi nuk është i vërtetë, por fatkeqësia ishte e madhe , sepse shoku i tij nuk jetonte më- e pabesueshme.
Mësuesi Rami u lind në vitin 1948 në fshatin Tatesh i sipërm. Ishte djali i vetëm i familjes së prindit Dervish Alla. Shkollimin fillor e filloi në vendlindje, e vazhdoi në shkollën fillore të fshatit Dollogozhdë. Mua edhe sot më kujtohet Ramiu i atyre ditëve , kur nga Tateshi vinte në këmbë nëpër shi e dëborë. Shpesh vinte i lagur dhe gati tërë orën e kalonte duke i tharë teshat rreth koftorit . Porsa kreu arsimin fillor Ramiu u përgatit për të vazhduar shkollimin , por vdekja e papritur e babait ia ndërpreu përkohësisht shkollimin , të cilin me një vit vonesë e vazhdoi në Shkollën Normale “Zef Lush Marku “ në Shkup. Po në Shkup më vonë kreu SHLP grupi Histori – Gjeografi. Pas mbarimit të shkollimit u punësua në SHF të fshatit Tatesh ku punoi me sukses gati tëre kohën , në vitet shkollore 1985-1988 ishte drejtor në shkollën qëndrore në fshatin Dollogozhdë. Në vitin 2013 Mësues Ramiu pas një periudhe të gjatë si mësues u pensionua.
Sot ai, arsimtari shembullor që gjithnjë rrezatonte dritë dhe dije nuk jeton më. Zëri i tij nuk dëgjohet më. Fjala e tij e ëmbël kur ligjeronte orën e mësimit nuk tingëllon më në veshët e nxënësve , të cilët me respekt e përmendin.
-Ishte gjithnjë i qetë ,i freskët, ligjeronte ngadalë dhe rrjedhshëm , e njihte mirë lëndën që e ligjëronte, nuk inatosej pa shkak dhe ishte shumë i realtë në procesin e notimit të nxënësve- kujtohen sot në këtë ditë të vështirë disa nga ish nxënesit e tij.
Rrëfimet për jetën e tij nuk i dinte çdokush.Rrugëtimi i jetës së tij ishte i mundimshëm plot e përplot me vuajte e sakrifica, por ai gjithnjë dinte si ti zgjidh edhe situatat më të vështira.
Familja , miqtë dhe shokët humbën një njeri të përkryer , një arsimtar të rrallë e shembullor , një prind të pazëvendësueshëm. Për Votimin , për Lirin , Xhevrien e Flanzën vitet do të kalojnë, por emri i tij gjithnjë në zemrat e tyre do të jetojë. Kujtimi për të do të jetë i paharruar.
Sot nga të katër anët kanë radhë miq e shokë të Ramiut dhe në heshtje dinjitoze përcjellin në të fundin shtrat. Përcjellin në botën e amshuar Mësuesin , Prindin , Mikun e Shokun – Rami.
Pusho i qetë në botën e amshuar Rami .