Libri i Bardhyl Mahmutit zgjon interesimin e të huajve (FOTO) 

Ish ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Reshat Salihaj, i cili pas luftës i është kthyer punës në Zvicër ndau me miqtë e tij të Facebookut një takim të rastësishëm por tejet interesant.
Po sjellim për lexuesin tonë postimin e tij në Facebook:

“Bardhyl Mahmuti- Dick Marty dhe Carla Del Ponte
Në shtator të këtij viti Dick Marti publikoi librin e ri të titulluar “Une certaine idée de la justice- Tchétchénie – CIA – Kosovo – drogue” (Një farë ideje për drejtësinë- Çeçenia-CIA-Kosova-Droga).
Më 9 tetor 2018, në Universitetin Dufour të Gjenevës, Karla Del Ponte mban konferencë me rastin e ndarjes së çmimit universitar Latsis për vitin 2018 (çmim prej 100 mijë franga që ndahet në nivel nacional në Zvicër) për kontributin e saj si hetuese dhe prokurore.
Mendoj se shqiptarët i dinë kontributet e Dick Martit dhe Karla Del Pontes në njollosjen e luftës çlirimtare të Kosovës dhe qëndrimin e tyre negativ ndaj pavarësisë së vendit tonë.
Duke u kthyer në banesë pas përfundimit të punës, në stacionin e trenit në Gjeneve pashë një njeri që lexonte një libër që në bazë të ngjyrës së kopertinave më dukej si libri i Bardhyl Mahmutit. U afrova dhe u gëzova kur pashë se vërtet ishte duke lexuar “Mashtrimin e madh” të përkthyer në gjuhën angleze.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...