Ligji i ri, parashikon uljen e gjobave të shkeljeve në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar në Kuvend propozim ligjin për uljen e disa prej gjobave për shkelësit e rregullave gjatë qarkullimit në komunikacion.

Pavarësisht se tashmë ka kaluar rreth një vit që nga dorëzimi i këtij propozim ligji, i njëjti ende nuk është miratuar. Pyetëm Ministrinë e Brendshme se çfarë pretendon të arrijë ky dikaster, si propozues i Ligjit, me uljen e gjobave dhe mos vallë ky propozim do të kuptohet nga qytetarët si mundësi për t’u kujdesur më pak gjatë qarkullimit. Nga MPB-ja thonë se shkeljet e ligjit nuk do të mbeten pa sanksionuar, thjesht ndryshohet strategjia. Ata thotë se ndryshimet e propozuara janë sjellë pas shumë konsultimeve me ekspert të kësaj fushe dhe pasi analizat kanë treguar se gjobat e larta nuk kanë ndikuar në reduktimin e shkeljes së ligjit.

Ka ulje të disa gjobave për qarkullim në komunikacion. Por, nuk ka ulje të atyre gjobave për shkelje që mund të shkaktojnë fatkeqësi të rënda në komunikacion, përkatësisht aksidente që mund të shkaktojnë viktima, si për vozitje të shpejtë, në gjendje të dehur. Ato sanksione mbeten të njëjta. Punojmë si Ministri e Brendshme edhe në mënyrë preventive edhe represive. Jemi vazhdimisht në terren duke sanksionuar shoferët e papërgjegjshëm.”-thonë nga MPB.

Qytetarët e mirëpresin propozimin për uljen e gjobave, mirëpo duke shtuar se qarkullimi në komunikacion nuk duhet të diktohet nga frika nga sanksionimi, por nga kultura dhe ndërgjegjësimi i të gjithë pjesëmarrësve.StrugaLajm

“Në komunikacion është kaos. Se a do të ndihmojnë masat e propozuara, nuk e besoj. Por, ja, kanë vendosur të merren edhe me atë. Unë mendoj se kultura në komunikacion nuk duhet të diktohet nga gjobat. Kultura në komunikacion është diçka që mësohet… Kështu që ata që janë të pandërgjegjshëm, a do t’i gjobisin 200 euro apo 300 nuk përbën ndonjë ndryshim”.StrugaLajm

“Duhet të respektohen rregullat në komunikacion, nëse nuk i respektojnë duhet të gjobiten. Nuk besoj se ulja e gjobave do të ndikojë që shoferët të jenë më pak të kujdesshëm. Ai që është i kujdesshëm, është i tillë gjithmonë. Ai që nuk është i kujdesshëm, mbetet i tillë, pavarësisht se sa është gjoba.”

“Jo, ata që shkelin ligjin, do e shkelin gjithsesi. Kështu që gjobat nuk ndikojnë shumë. Njësoj është, ai që gabon, gabon. Ai që dëshiron të gabojë nuk e mendon gjobën, vozit shpejt.”

Më miratimin e këtij ligji, edhe trotinet elektrikë të konsiderohen si mjete transportuese. Me trotinet elektrikë qytetarët do të mund të qarkullojnë në shtigjet për biçikleta, me shpejtësi deri 25 km në orë. Në vendbanimet ku nuk ka shtigje të tilla, mund të lëvizin nëpër zonat e rezervuar për këmbësorë, trotuar apo hapësira të tjera për lëvizje të këmbësorëve, me shpejtësi jo më të lartë se 6 km në orë. Tejkalimi i shpejtësisë gjobitet me 120 euro. Trotinet elektrik nuk mund duhet të drejtoje personi nën moshën 14 vjeçare dhe nuk lejohet që me një të tillë të lëvizin njëkohësisht me shumë se një person, ndërsa drejtuesi duhet të mbaje patjetër kaskë gjatë qarkullimit./Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...