Limani: Mësuesi me regjistër të humbur!

Shkruan: Fatmir Limani

Më në fund doli “MËSUESI” në mbrojtje të ushtar-akëve, por duke i trajtuar si “nxënës-veteran” të paregjistruar në ditarin e Brigadave të demobilizuara dhe shkatërruara, bazuar në planin e shërbimeve franko-austriake…. !

Regjistrat e Brigadave 111, 112, 113, 114, 115 dhe 116, i paskanë ngatërruar me kapacitetet elektro-energjetike të instaluara në Grykën e Radushës dhe të Baçishti, të cilat janë në pronësi të familjes së Ahmetoviçve dhe Aliti…
Do të ishte e “udhës” që “MËSUESI” i Ahmetoviçve të raportojë mbi fitimet mujore dhe vjetore që u rrjedhin këtyre dy familjeve borgjeze, duke shfrytëzuar luftën dhe gjakun e Dëshmorëve të Atdheut.

Do të ishte mirë që “Mësuesi” ( i pamësuar), të raportojë mbi ndarjet e koncesioneve, tenderimeve, pozitave në raport me Cërvenkovskin, Buçkoskin, Sheqerinskën, Zaevin dhe tani Kovaçeskin…StrugaLajm

Do të ishte mirë të raportojë mbi numrin e ushtarëve të dëbuar në Itali, Austri, Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Suedi, Angli, Kanada, Amerikë e Australi…

Do të ishte mirë të tregojë mbi parcelat e përvetësuara, Pallatet Alla-Allumina, Vilat e Stilit Radojçeviq, Qendrat “SOROSO-AVIA”, Hidro-Centralet Alito-Ahmetoviçia, Centralet Foto-Voltaike Alla-Turka (pa leje ndërtimi), Koridor-Horret 8/10-të dhe Rrugës së Arbërit ku keqpërdorin fondet popullore, uzurpimin e Xeherores së Radushës…, etj.

Dhe mbi të gjitha do të ishte mirë të struket në një qoshe dhe mos dali në sipërfaqe të dheut, pas nënçmimit që u kanë bërë ndër vite Familjeve të Dëshmorëve, të Plagosurëve të Lirisë dhe Ushtarëve të Ushtrisë lavdi-plotë, e cila u shfrytëzua nga “Komandirat” e pasuruar sikurse Radojçeviqi…

Është e rrugës që mos luani me ndjenjat e ushtarëve, të cilët u sollën në pozita të jetoni në lukse bashkë me antarët e familjeve që s’njohin fundin e pasurive…

In : Aktuale

Loading...
loading...