LSDM me kandidatë në Strugë?

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, BDI-ja do ta mbështesë Petre Shilegovin për kryetar të Shkupit, kurse LSDM-ja do ta mbështesë Visar Ganiun në Çair, Blerim Bexhetin në Saraj dhe Fatmir Deharin në Kërçovë, respektivisht në këto komuna social-demokratët nuk do të nxjerrin kandidatë. Sipas burimeve jozyrtare të Plusinfo, në Kumanovë BDI-ja nuk do të del me kandidatë por do ta mbështesë LSDM-në. Partia e Zaevit, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, do të del me kandidat në Tetovë dhe Gostivar ndërsa në rrethin e dytë do të mbështetet kandidati që vijon garën për kryetar komune nga keto parti. Nuk ka informacione nëse LSDM do të del me kandidat në Strugë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...